KRU” Prishtina” kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria e Kosovës

Kosova

KRU” Prishtina” kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria e Kosovës

Më: 24 mars 2020 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar së fundmi, konkretisht Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndalimin e lëvizjes së lirë dhe qarkullimit, KRU” Prishtina”  si kompani e ofrimit të shërbimeve për ujë dhe kanalizim u bën thirrje institucioneve për ndihmë në këtë drejtim ngase rrezikohet operimi në teren, në 8 komunat e zonës së shërbimit, kur dihet se qytetarët tashmë kanë nevojë  më së shumti për ujë.

Sipas KUR “Prishtina”, rrezik përbën pëlcitja e tubacioneve primare dhe sekondare dhe poashtu pusetat e kanalizimit, që realisht kohën e fundit kanë qenë të shumta.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe dikasteret përkatëse të na dalin në ndihmë me urgjencë për pajisjen me leje speciale karshi operimit të ndërmarrjes sepse na pamundësohet furnizimi me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat