Koronavirusi, hajnitë pakësohen – përleshjet në familje shtohen

Kosova

Koronavirusi, hajnitë pakësohen – përleshjet në familje shtohen

Më: 4 prill 2020 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Situata me pandeminë dhe të qëndruarit brenda nëpër shtëpi, e ka zbritur numrin e hajnive në kryeqytet.

Por, i ka shtuar grindjet dhe përleshjet brenda familjeve.

Qëndrimi në shtëpi i banorëve për shkak të pandemisë Covid-19 ka ndikuar për t mirë në aspektin e sigurisë.

Në polici thonë se ka rënie të krimit javëve të fundit. Kjo dëshmohet me raportet e përditshme që forcat e rendit i publikojnë çdo 24 orë e në të cilat ka më pak raste të paraqitura të paktën nga 13 marsi e këndej.

Por ka mundësi që një lloj tjetër i veprave jo të mira të rritet.

Një rol të madh në rritjen e sigurisë e kanë edhe forcat e rendit që janë bërë të dukshme nëpër rrugë e lagje duke u kujdesur kështu për respektimin e të ashtuquajturës orë policore që ka vendosur policia nga ora 5 e pasdrekes deri në 6 të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat