​Komuna e Obiliqit njofton qytetarët për orarin e ndalimit të qarkullimit

Kosova

​Komuna e Obiliqit njofton qytetarët për orarin e ndalimit të qarkullimit

Më: 12 prill 2020 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar qytetarët me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullim të qytetarëve dhe automjeteve private.

Orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë si deri më tani, nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Postimi i plotë i Xhafer Gashit në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Obiliqit

Sapo morëm vendimin nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.

Orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë si deri më tani, nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë vendimet dhe masat e ndërmarra, të evitojnë daljet e shpeshta dhe të qëndrojnë në shtëpi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat