​Posta ka një njoftim për përfituesit e skemave sociale

Kosova

​Posta ka një njoftim për përfituesit e skemave sociale

Më: 24 prill 2020 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Posta e Kosovës njofton të gjithë përfituesit e skemave sociale, se shpërndarja e tyre bëhet si zakonisht në zyra postare nga dita e hënë, më datë 27.04.2020 duke filluar nga ora 8:00 h.

“Jemi ende në kohë të Pandemisë globale nga virusi COVID-19, Posta e Kosovës ka qenë çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Lusim të gjithë përfituesit e skemës sociale që në zyrat tona postare ta respektojnë mbajtjes e distancës fizike prej 2 metra ndaj njëri-tjetrit. Posta e Kosovës me shërbimet e saja iu përshtatet secilit qytetarë sipas orarit të lëvizjes së tyre të caktuar nga vendimi i Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat