Fillon vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit

Kosova

Fillon vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Komuna e Ferizajt njofton se të shtunën, me datë 16.5.2020 fillon vaksinimi i qenve me pronar kundër sëmundjes së tërbimit.

“Infeksioni nga kafshët e egra mund të kalojë edhe tek qentë endacakë dhe në këtë mënyrë të kalojë tek qentë shtëpiak dhe nga këta tek njerëzit. Kjo sëmundje nuk ka mjekim por fatmirësisht ekziston vaksina e cila mbron kafshët nga kjo sëmundje dhe në këtë mënyrë bëhet më e sigurt edhe bashkëjetesa mes kafshëve dhe njeriut”.

“Prandaj për ta parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje dhe për të mbrojtur shëndetin e qenve dhe njerëzve, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë edhe sivjet do të bëjë vaksinimin e qenve me pronar kundër sëmundjes së Tërbimit. Ky projekt do të realizohet nga veteriner të licencuar në çdo fshat dhe lagje në orare të caktuara për të cilat do të njoftoheni paraprakisht me anë të njoftimeve”, bëhet e ditur në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat