Moti për nesër dhe ditët e ardhshme - Bota Sot
Moti për nesër dhe ditët e ardhshme

Kosova

Moti për nesër dhe ditët e ardhshme

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:26
Ilustrim

Në ditët e ardhshme më ngrohtë, të enjten kryesisht me diell. Të premten mbrëma dhe të shtunën kohë pas kohe me shi. Të dielën me diell, temperaturat vazhdojnë rritjen

Ditëve të ardhshme depërtimi i rrymave më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellë mot më të ngrohtë mbi vendin tonë, mirëpo mbetet ende mot i paqëndrueshëm, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se të enjten do të mbretërojë mot kryesisht me diell, mirëpo nga dita e premte kalimi i një cikloni atlantik në veri të rajonit sjellë sërish kushte për reshje të shiut, të premten mbrëma dhe ditën e shtunë.

Sipas PW, nga dita e diel do të mbajë mot edhe më i ngrohtë, kryesisht me diell.

Parashikimi për periudhën 4-8 qershor:

4.06 – Kryesisht me diell, më ngrohtë dhe erë.

5.06 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira. Vonë pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Shiu do të vazhdojë edhe gjatë natës.

6.06 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu. Ditën ngrohtë, pjesërisht vranët me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.

7.06 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

8.06 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në ditët e ardhshme do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimale nga 6C deri 11C, e maksimalet nga 22C deri 27C.

Në krahasim me ditët e shkuara kur kishim erëra më të freskët veriore, ditëve në vijim do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-13m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat