Një shitës mjalte infektoi 11 persona me koronavirus në Istog

Kosova

Një shitës mjalte infektoi 11 persona me koronavirus në Istog

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Nga 23 teste, vetëm 11 dolën pozitiv me koronavirus sonte në Komunën e Istogut.

Të gjithë janë raste kontakti nga 61-vjeçari i infektuar ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar, Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

Të infektuarit janë nga fshati Shushicë.

Sipas informacioneve, 61-vjeçari shiste mjaltë në treg dhe ai ka pasë kontakt me shumë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat