Nesër në orën 11:00 përfaqësuesit e bizneseve aksion para Qeverisë për mos lejimin e mbajtjes së dasmave

Kosova

Nesër në orën 11:00 përfaqësuesit e bizneseve aksion para Qeverisë për mos lejimin e mbajtjes së dasmave

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Sot më datë 14.06.2020 përfaqësues të hotilerisë, përfaqësues të bizneseve të prekur si dhe përfaqësues të shoqërisë civile ishin në takim tek zv. Kryeministri i parë i Republikës së Kosovës zotri Besinik Tahitri. Pjesmarrës ishin : Afrim Muçiqi- këngëtar, Shemsie Demaku- Grand Dekor, Gani Ferizi- Apetit Group, Besmir Kokollari- Shoqëri Civile, Armend Berisha- Hoteli Luxory Visar Demolli- Kryetar i shoqatës Pro In, Petrit Kllokoqi-Zone Club.

Në takim përfaqësuesit njoftuan se nesër më datë 15.06.2020 do të organizohet një aksion kundërshtues në shesh para Qeveris së Republikës së Kosovës duke filluar në ora 11:00 me të gjithë përfaqësuesit e bizneseve të prekura të sezonit të verës. Përfaqësuesit do të jenë këmbngules deri në realizimin e kërkesës së argumentuar dhe të bazuar si në sqarimet më poshtë.

Ky është njoftimi i Hotelierive në Kosovë:

Në takim u shprehen paknaqësitë rreth fillimit të sezonit të dasmave në fund të qershorit. Përfaqësuesit e bizneseve të Republikes së Kosovës të cilët veprimtari e kanë sektorin e dasmave argumentuan që do të rrezikohet veprimtaria e tyre nëse nuk lejohen mbajtja e ahengjeve. Të prekur do të jenë duke filluar nga sektori i Blegtorisë si furnizues të gastronomisë me produkte të mishit qumshtit etj, sekori i Bujkut si furnizues me produkte të ndryshme të perimeve, sektori i floktarëve ( frizerë dhe frizerka) me sherbime për floktari dhe produkte të kozmetikes, sektori i dekorimeve me furnizim me dekore për ahengje të ndryshme, sektori i produksioneve filmike me furnizime me video dhe fotografi, sektori i hotelerisë me sallonet/ hapësirat për mbajtjen e ahengjeve, sektori i kreatoreve të modes me furnizime me fustana të nusrisë, vello etj sektori i butiqeve me furnizim me rroba e mbi të gjitha më të prekurit do të jenë pjesa dërmuese e puntorëve ( kamarierë, kuzhinier, valltar, këngëtar, orkestra, barmen) që egzistenc kryesore për mbajtjen e familjes e kanë punën në këta sektor të lartëpërmendur.

Organizimi dhe mbajtja e ahengjeve siç u theksua më lartë lirisht mund të quhet si industri në vete dhe zingjiri fillon ashtu siç u potencua më lartë nga bujqit qe mirren me pemë e perime, blektoret prodhuesit e qumshtit dhe të produkteve te qumshtit, Kompanit e produkteve te mishit ,kompanitë dekorative ato të ndriqimit, pastaj valltarë, këngëtarë me orkestrat e tyre e deri te kuzhinieret kamarieret barmenët si dhe i gjithë stafi tjeter shtesè janë të prekur apo të dëmtuar.

Jemi deshmitar që pjesa me vitale e shoqerisè kosovare janè pjese e kesaj pune dhe kryesisht mvaren nga kjo punë. Puna jonë perfshinë më shumë se 45 mijë punetorë ku në sezonë 1 korrik deri 1 shtator kalon shifren mbi 80 mijë punëtorë në nivelin e Kosovës.

Ne si shoqatë duke parë se vendet rreth nesh kanë marr vendim që edhe dasmat te mbahen si dhe duke parè modelet e tyre rreth masave kemi ardh ne perfundim se edhe tek ne mund te lejohet mbajtja e ahengjeve familjare.

Ne kemi dalë me një propozim dhe plan se si te merren masat shtesë rreth ruajtjes së shendetit ne rrethin ku zhvillohet puna jonë.

Ideja është së pari objektet duhet dezinfektuar gjithmonë sipas rekomandimeve te IKSHP-së si dhe monitorimi nga ana e inspektorve sanitar pastaj kontrollet nga mjeket sanitar ku punetoret kontrollohen dhe pajisen me libreza sanitare. Shërbimet të behen me masa të rrepta rreth pastertisë ku zakonisht stafi ne kuzhinë punojnë me dorëza pastaj shërbimi me doreza ,ne hyrje të vendosen tunele dezinfektuese që janë me kosto solide si dhe me dasmorin te mbajmë një listë me pjesmarrës ku mund të vijë deri te identifikimi i njerzve të infektuar.

Vlenë të theksohet se Kosova ka salla ekskluzive si dhe hapsirë të mjaftueshme për mbajtjen të distancës si p.sh distanca e tavolinave të jetë deri ne dy metra si dhe numri të jetë deri ne tetë persona, të ketë dezinfektues në tavolina..

Pas llogaritjeve apo kalkulimeve te bëra si dhe informatat nga tereni demet janè multi milioneshe ku preken të gjithë sektorët e lartëpërmendur.

Kërkesat tona janë parashtruar edhe ne qeverinë e kaluar mirëpo kanë hasur në vesh të shurdhët.

Duke u bazuar në vendet e rajonit si: Shqipëria , Mali i Zi, Serbia, Kroacia e vende të tjera evropiane që kanë bërë hapje dhe thuajse ju kanë kthyer normalitetit gjithnjë duke respektuar masat e OBSH-së, edhe përfaqësuesit kërkuan hapjen edhe në vendin tone dhe mos të jetë hapje selektive disa veprimtari të ngjashme të ju lejohet të punojnë ndersda disa veprimtari nuk ju lejohet të punojnë por të veprohet njejtë me të gjitha veprimtaritë ekonomike në Kosovë .

Plani për sallat e dasmave rreth kujdesit anti covid-19 masat konkrete janë duke u kujdesur në higjenë I cili do ti dorëzohet zyrtarisht Qeverisë së Republikës së kosovës i cili përmban:

Obligative në hyrje të sallës ku mbahet eventi ose ndeja të ketë tunel dezinfektues i cili ka kosto të përballueshme nga pronaret e lokaleve.kur fillon ndeja ose dasma të gjith dasmoret të hynë në tunel dezinfektues.
Punëtoret ose kamarieret me doreza ta kryejn sherbimin në një tavolinë me diameter 2m të ketë maksimum 8 persona, distanca 2m tavolina nga tavolina tjetër. Një listë me emra të të pranishmëve në aheng në rast të ndonjë shenje apo dyshimi të virusit të kem adresë për gjurmim dhe këto shenime te ruhen së paku dy javë si dhe lokali afarist të paraqesë se cili puntor ka shërbyer në ato tavolina.

I gjithe stafi duhet t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor si gjithmonë nga mjekët sanitar dhe pajisja me libreza sanitare të punës. Kontrolli nga inspektoriati i punës i shtuar. Obligative dezinfektimi i objektit salles, kuzhinës e kështu me radhë të vendosen shenjat paralajmëruese për kujdes të shtuar, dezinfektues me bazë alkoholi në salla.
Ju lusim të jeni me Maska dhe Doreza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat