​Rriten kërkesat për ujë, kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm - Bota Sot
​Rriten kërkesat për ujë, kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm

Kosova

​Rriten kërkesat për ujë, kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 15:34
Foto Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të mos shpenzojnë ujin e pijshëm pa nevojë, për shkak se niveli i liqeneve ka rënë nën kuotën maksimale.

Në një komunikatë për media thuhet se kanë filluar të rriten dukshëm kërkesat për ujë të pijshëm, ndërkohë që niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.15 metra nën kuotën maksimale, ndërsa në atë të Badocit 10.55 metra.

KRU “Prishtina” këshillon qytetarët që të shpenzojnë në mënyrë racionale ujin e pijshëm, të mos e përdorin atë për larjen e veturave, ndërtimeve dhe pastrim të trotuareve.

Gjithashtu nga konsumatorët kërkohet pagesa e rregullt e ujit të shpenzuar, ndalimi i ndërhyrjeve pa leje në rrjetin e ujësjellësit, pasi në këtë mënyrë do të ketë më shumë kursim të ujit të pijshëm dhe një furnizim stabil.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat