Vjedhja e kapakëve të pusetave rrezikon qytetarët e Prishtinës

Kosova

Vjedhja e kapakëve të pusetave rrezikon qytetarët e Prishtinës

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 16:29
Foto

Disa persona të papërgjegjshëm i kanë vjedhur 16 kapakë të rrjetit të kanalizimit atmosferik në rrugën ” Qemajl Stafa” në Prishtinë.

Përgjatë inspektimit në terren, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka informuar menjëherë drejtorinë përkatëse të Komunës së Prishtinës për rastin në fjalë.

“Ata u zotuan se shumë shpejt do i vendosin kapakët e rinj.Shqetësues mbetet fakti që , në atë rrugë po vjedhen kapakë pothuajse çdo të tretën ditë.Me këtë akt të shëmtuar, personat e papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve, me theks të veçantë të fëmijëve dhe të të moshuarve.Veprimet e tilla janë të patolerueshme”, njofton KRU Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat