Një qytetari nga Podujeva i ka ndodhur një skenë mjaft e pakëndshme pasi është nxjerrë jashtë objektit të komunës për shkak të mungesës së maskës për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Atë te dera e përcolli vetë Drejtori për Administratë i kësaj komune, Gëzim Namani.
Po ashtu, për rastin u njoftua edhe Policia e Kosovës që erdhi dhe donte ta shoqëronte qytetarin për në stacionin policor.
Në vend të ngjarjes shihet edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili po qëndronte në një vizitë në Podujevë për ta nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një aneksi për spitalin e kësaj komune.
Zemaj i ka vendosur maskën vetë qytetarit.
“Hej, tash unë kom me shku në polici,” – i thotë qytetari pasi Zemaj largohet.