Nga 47 të infektuarit, veç 6 raste janë aktive në Kamenicë

Kosova

Nga 47 të infektuarit, veç 6 raste janë aktive në Kamenicë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 08:15
Kamenica

Mbrëmë janë konfirmuar 113 raste të reja me COVID-19, e një rast pozitiv është edhe nga Kamenica.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se i infektuari është nga fshati Roganë, derisa thotëe se momentalisht janë 6 raste aktive.

Ky është postimi i plotë:

Edhe një rast pozitiv i identifikuar me pandeminë COVID-19 në komunën tonë, konkretisht në fshatin Roganë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë ka arritur në 47, prej tyre 41 të shëruar plotësisht. Pra, aktualisht kemi edhe gjashtë (6) raste aktive.

Shpejtësia e shpërndarjes së kësaj pandemie globale është tejet e madhe, por parandalimin e saj e kemi ne në duar. Me tre hapa të thjeshtë ju ruani veten, familjen e njerëzit tuaj përreth.

Vendosini maskat në hapësira publike;
Dezinfektoni e pastroni shpesh duart;
↔️ Mbani distancë.

Tre hapa të thjeshtë, por tejet të rëndësishëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat