KRU ‘Prishtina’ tregon nivelin e ujit në liqenin Batllavës dhe Badovcit

Kosova

KRU ‘Prishtina’ tregon nivelin e ujit në liqenin Batllavës dhe Badovcit

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 10:07
Ilustrim

Ujësjellësi rajonal KRU “Prishtina” ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 9.65 metra nën kapërderdhje, kurse niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 6.04 metra m nën kapërderdhje.

“Të dashur konsumatorë duke besuar që keni kaluar një fundjavë të mirë, ju njoftojmë sot me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore. Niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 640.20 m mbi nivelin e detit ose 9.65 m nën kapërderdhje. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.96 m mbi nivelin e detit ose 6.04 m nën kapërderdhje”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi ka kërkuar që të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat