Tre të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Istog

Kosova

Tre të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Istog

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në rrugën “Rexhë Murati” në Istog gjatë ditës së sotme.

Këtë e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

“Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Rexhë Murati” në Istog, në një objekt banesor gjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit. Si pasojë e shpërthimit, tre persona janë lënduar të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësor në QKMF në Istog, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Rugova.

“Ndërsa, më pas për shkak të natyrë së lëndimeve viktimat janë dërguar në QKUK, në Prishtinë. Sipas ekipit mjekësorë të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrëfikësit”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat