​Mospagesa e 300 eurove, punëtorët teknik dhe ata të sigurimit nga e premtja në protesta

Kosova

​Mospagesa e 300 eurove, punëtorët teknik dhe ata të sigurimit nga e premtja në protesta

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 10:56
Ilustrim

(E plotësuar) - Punëtorët teknik dhe punëtorët e sigurimit nga e premtja do të fillojnë me refuzimin e kryerjes së punëve në qendrat spitalore, qendrat mjekësisë familjare dhe ambulanta, në shenjë proteste për mosstimulimi e këtyre punëtorëve me nga 300 euro.

Kështu u bë e dituar pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi tha se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë lëvizur në kërkesën e kësaj sindikate lidhur me stimulimin e punëtorëve teknik dhe punëtorët e sigurimit të stimulohen me një pagë prej 300 euro, ashtu siç stimulohen mjekët në nivel të Kosovës.

Azemi: Punëtorët teknik dhe sigurimi nga e premtja nuk do të kryen punë për një orë

“Të gjithë punëtorët e sektorit privat që kryejnë punë qendra spitalore, qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulanta nga e premtja për një orë nuk do të kryen qendrat spitalore, në qendrat mjekësisë familjare dhe ambulanta, nga e premtja, një orë nuk do të kryejnë shërbime sepse ne konsiderojmë që me vendimin e qeverisë, gjegjësisht ministrit të Shëndetësisë përpos që jemi diskriminuar si punëtorë, jemi diskriminuar edhe në aspekt njerëzor sepse në të njëjtën dhomë ku një pacient i shtrirë me Covid, ku ka qasje mjeku, punëtori i sigurimit dhe ka qasje edhe punëtori i teknik”, tha ai duke shtuar ai se Ministria e Shëndetësisë duhet të kërkojë falje për këtë diskriminim.

Azemi: Do të fillojmë me veprime më të buta dhe do të shkojmë me ato më të larta

“Jemi të vendosur që nga fundi i kësaj jave do të fillojmë me veprime më të buta dhe do të shkojmë me ato më të larta. Ne jemi të interesuar që shëndetin e çdo pacienti ta ruajmë por në rend të parë, kemi ardhur në pozitë që, meqë shteti nuk po ruan shëndetit tonë, atëherë ne jemi të obliguar ta ruajmë shëndetin me aq sa mundemi e sa dimë“, tha ai.

Sipas tij, për këtë protestë është konsultuar me të gjitha qendrat e mjekësisë familjare nëpër komuna dhe kanë përkrahje të gjerë por kanë vendos një hapësirë tre ditore për vetëdijesimin e Qeverisë.

Protestat nisin në gjithë QKMF-të në Kosovë, nga ora 13:00 deri në orën 14:00.

***

Punëtorët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, sot kanë mbajtur protestë për mos përfshirje në pagat shtesë për korrik dhe gusht.

Protesta njëorëshe e punëtorëve të Administratës, shoferëve dhe pastruesve është mbajtur në oborrin e kësaj qendreje, me arsyen se të njëjtit s’janë futur në listat për shtesat prej 300 eurosh për këta dy muaj.

Kryetari i Sindikatës, Sheqir Maliqi, tha se mosmarrja e shtesës, sipas tij, është padrejtësi, pasi që të gjithë këta punëtorë i ekspozohen rrezikut ndaj COVID-19, njëjtë sikurse mjekët dhe infermierët. Përveç këtyre punëtorëve, Maliqi ka thënë se ka edhe infermierë që s’i kanë marrë shtesat, për shkak se janë me kontratë mbi vepër.

Në rast se nuk ndërmerret diçka në këtë drejtim nga Ministria e Shëndetësisë, protestuesit kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë punën deri në realizmin e kërkesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat