Sot ulje e temperaturave, e nesër shumë nxehtë

Kosova

Sot ulje e temperaturave, e nesër shumë nxehtë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 06:47
Ilustrim

Mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me kthjellime parashihet të mbajë në ditët e ardhshme. Ditën e martë, depërtimi i një fronti të ftohtë në veri të rajonit, sjell shtim të vransirave orëve të para të ditës, si dhe një rënie të lehtë të temperaturave. Vende-vende nuk përjashtohet mundësia edhe për riga lokale shiu. Ditën vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje sërish kthjellime.

Nga dita e mërkurë, do të mbretërojë mot shumë i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

8.9.2020 - Fillimisht me vransira të ndryshueshme. Gjatë ditës vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 28C, e në vise malore 12 deri 22C. Do të fryejë erë mesatare nga verilindja 5-11m/s. Indeksi UV: 7.

9.09.2020 - Kryesisht kthjellët dhe me diell, shumë ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 30C, e në vise malore 10C deri 23C. Era do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga verilindja 1-4m/s. Indeksi UV: 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat