Nga data 16 Dhjetor 2020, ANP ‘Adem Jashari’ lidhet edhe me qytetin Karlsruhe/ Baden-Baden me kompanië ajrore Wizz Air e cila është kompani low cost, ka njoftuar zyra për informim e ANP-së.
Pas linjave të suksesshme në aeroportin e Prishtinës si Londra, Dortmundi, Bazelli, Milano, Memingeni, Viena dhe Budapesti, tani më kanë dalë në shitje edhe biletat për destinacionin e tetë me radhë atë të Karlsruhes/Baden Baden.
Një trend i rritjes së fluturime ka filluar hovshëm në destinacionin e Kosovës duke shtuar edhe numrin e udhëtarëve si dhe kompanive të reja që operojnë këtu.
Wizz Air shërben në rreth 140 destinacione në Evropë dhe rreth 40 shtete.