Ministri Mustafa jep lajmin e mirë për fermerët

Kosova

Ministri Mustafa jep lajmin e mirë për fermerët

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka bërë të ditur për të gjithë fermëerët këtë javë do të fillojnë pagesat e subvencioneve.

Ai ka thënë se, ata do të marrin dy pagesa.

Të nderuar fermerë, këtë javë po fillojmë pagesat e subvencioneve. Do të merrni DY pagesa! P.sh. tek bletët, do të merrni një pagesë 15 euro dhe pastaj pagesën e dytë 15 euro, total 30 euro. Për grurin pagesa e parë 150 euro, pastaj pagesa e dytë edhe 150 euro, total 300 euro. Për dele pagesa e parê 15 euro, pagesa e dytë 15 euro, total 30 euro. Për krerë të lopëve, pagesa e parë 85 euro (sipas programit të rregullt) dhe pagesa e dytë 55 euro, gjithsej 140 euro”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat