Suma: Në Han të Elezit janë 14 raste aktive me koronavirus, numri më i madh janë punëtorë shëndetësor

Kosova

Suma: Në Han të Elezit janë 14 raste aktive me koronavirus, numri më i madh janë punëtorë shëndetësor

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 00:42
Rufki Suma

Rufki Suma, kryetar i Komunës së Hanit të Elezit ka folur për situatën me Covid-196 në këtë komunë.

“Vetëm sot dhe dje kemi shtatë raste të reja. Pra gjithsej aktiv janë 14 raste”, tha Suma.

“Shumica prej tyre nuk janë në gjendje të rëndë por kanë simptoma të Covid-19. Po besoj që gati gjysma prej tyre janë me gjendje jo të mirë dhe pse shumica prej tyre janë në shtëpi”, tha Suma.

“Prejashtimisht e kemi drejtorin e QKMF’së i cili ka qenë me gjendje më të rëndë dhe ende është i shtrirë në spitalin e Ferizajt”, theksoi ai.

“Numri më i madh i të prekurve me Covid-19 kohët e fundit janë punëtorë shëndetësorë”, tregoi Suma.

Suma tha se mësimi po zhvillohet pa probleme.

“Gjendjen në arsim e kemi të mirë”, tha Suma duke tregua se kishin vetëm një nxënës dhe infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat