Rrahu të miturin me aftësi të kufizuara në Kaçanik, suspendohet polici

Kosova

Rrahu të miturin me aftësi të kufizuara në Kaçanik, suspendohet polici

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është suspenduar zyrtari policor i cili së bashku me djalin e tij kanë rrahur një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik.

Në njoftimin e Policisë theksohet se ndaj zyrtarit policor R.M janë marrë të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Policia e Kosovës lidhur me shkrimin e publikuar të titulluar ”Polici bashkë me djalë e rrahin një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik”, njofton opinionin e gjerë se ndaj të njëjtit zyrtar (Rr. M.), stacioni policor në Kaqanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës.

Vlen të potencohet se bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat