​Këto rrugë nuk mund të kalohen nëse nuk keni pajisjet dimërore

Kosova

​Këto rrugë nuk mund të kalohen nëse nuk keni pajisjet dimërore

Më: 21 janar 2022 Në ora: 09:30
Ilustrim

Reshjet e borës që filluan gjatë mbrëmjes kanë vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të premte, ku edhe ka mbuluar thuajse gjithë vendin.

Shkak i reshjeve të borës, u shfaqën vështirësitë në rrugët e Kosovës. Disa rrugë mund të kalohen vetëm me pajisjet dimërore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, magjistralja Fusha-Pajtimit-Glloboçicë, Gjilan-Muçibabë, Pejë-Kullë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-bërnjak, Mitrovicë-Jarinije janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se “Pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshoj dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje. Fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive. Mirëpo, pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat