​Nagavci: Nevojat e të rinjve në arsim s’mund t’i artikulojë askush më mirë se vetë ata

Kosova

​Nagavci: Nevojat e të rinjve në arsim s’mund t’i artikulojë askush më mirë se vetë ata

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 19:40
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci gjatë një takimi me përfaqësues të grupit të fëmijëve Respect Our Right (RoR) dhe organizatës Kosovar Youth Council (KYC), ka deklaruar se nevojat e fëmijëve dhe të rinjve tanë në arsim, nuk mund t’i artikulojë askush më mirë se vetë ata.

Në këtë takim u bisedua për kërkesat që këta përfaqësues së grupit të fëmijëve kishin të bëjnë me ofrimin e një arsimi sa më cilësor dhe zbutjen e dëmeve t shkaktuara nga pandemia koronavirus në mësim-nxënie.

Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, siguria në shkolla, gjithëpërfshirja dhe përkrahja financiare për nxënësit e suksesshëm dhe për ata me nevoja të veçanta, njohja e punës vullnetare në arsimin e lartë, rritja e numrit të inspektorëve dhe pedagogëve e psikologëve në shkolla, ishin disa nga kërkesat e tyre, shkruan Nagavci në një postim në Facebook.

“Për shumë nga këto kërkesa tashmë po punohet në MASHTI me përkushtimin më të madh. Ne në ministri do të jemi gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim me organizata si RoR dhe KYC, në mënyrë që së bashku ta rrisim cilësinë në arsim dhe të avancojmë të drejtat e garantuara të fëmijëve”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat