Pritjet e gjata për rezonancë magnetike kanë filluar të shkurtohen

Kosova

Pritjet e gjata për rezonancë magnetike kanë filluar të shkurtohen

Më: 28 mars 2023 Në ora: 22:50
Rezonanca magnetike

Teksa shëndetësia është përballur shpesh herë me furnizimin me barna esenciale edhe shërbimet e ndryshme, të cilat kryhen në kuadër të QKUK-së, në të shumtën e rasteve janë karakterizuar nga lista të gjata të pritjes.

Por nga tre vjet pritjeje e pacientëve për rezonancë magnetike, tani termini më i vonshëm është në mars të vitit të ardhshëm. Në uljen e pritjeve ndikoi funksionalizimi i tri rezonancave magnetike në shërbimet publike shëndetësore.

Listat e gjata të pritjes për rezonancë magnetike tashmë kanë filluar të ulen.Kjo për faktin se për herë të parë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar është duke funksionuar me tri rezonanca magnetike, dy janë në QKUK dhe një në spitalin rajonal në Pejë të cilët e kanë publikuar listën javore të ekzaminimeve.

Ne gjithmonë kemi kërkuar që listat të jenë transparente dhe të dinë se ku është radha dhe të mos kenë mundësi që të luajnë me lista dhe t’i kemi të paktën dy rezonanca magnetike që të bie motivi që të prishet njëra dhe pacientët të barten privat, kjo tashmë ka ndodhur i kemi me sa di unë në institucione publike i kemi tri rezonanca magnetike që i kanë realizuar shumicën e kërkesave dhe listat po bien”, tha Besim Kodra, kryetar i shoqatës për të drejtat e pacientëve.

Por drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Shkëndije Nuza, thotë se ka raste që disa nga udhëzimet mjekësore janë të paarsyeshme për ekzaminimin me rezonancë magnetike, ajo rekomandon që një udhëzim të tillë duhet të jep vetëm klinicisti, por jo mjeku familjar.
“Ne jemi duke e bërë revidimin e listave dhe për muajin prill jemi duke i thirrur pacientët e muajit korrik, jemi tre muaj përpara dhe listat ekzistuese që janë në mars të 2024 janë vetëm sa për të mbajt kontinuitetin por të gjithë ata do të thirren ma herët, i jemi tri rezonanca”, deklaroi Shkendije Nuza.

Brenda ditës në QKUK realizohen deri në 50 rezonanca magnetike përfshire këtu edhe rastet emergjente. Së shpejti pritet të funksionalizohet rezonanca magnetike në spitalin pediatrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat