Në gjitha qytetet e Kosovës nga sot fillojnë festimet për 5-vjetorin e pavarësisë.
Aktivitetet kanë nisur me dekorimin e rrugëve dhe shesheve, ndërsa në të gjitha shkollat fillore dhe mesme të vendit ora e parë e mësimit i dedikohet ditës së pavarësisë. Ndërkohë në orën 12 Universiteti i Prishtinës do të organizojë një akademi solemne që ndërlidhet edhe me 43-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.