Lladrovci viziton qytetaren e cila dje doli nga spitali për të votuar

Kosova

Lladrovci viziton qytetaren e cila dje doli nga spitali për të votuar

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 16:16
Kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Shahe Franca

Kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar sot një qytetare e cila dje doli nga spitali për të votuar.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se vullneti dhe respekti i saj janë dëshmi se qytetari e di për kë voton dhe çka pret prej tij.

Postimi i plotë:

Dalja në zgjedhje e qytetares Shahe Franca, dje, për të shprehur vullnetin dhe respektin ndaj kandidaturës time, edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore, është dëshmi se qytetari e di për kë voton dhe çka pret prej tij.

Sot, unë, me bashkëshorten, i shpreha Nënës Shahe falënderimin tim të thellë ndaj vullnetit të saj, sepse veprimi i saj, më dha shtytje dhe shtoi vendosmërinë time për të realizuar sa më parë premtimet e mia elektorale, në dobi të qytetarit dhe nevojave të tij. Faleminderit!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat