Rikthehen katër familje rome në Kosovë

Kosova

Rikthehen katër familje rome në Kosovë

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 19:34
Familjet

Katër familje rome, gjithsej 18 persona janë kthyer vullnetarisht në Kosovë, pas 16 vjetësh qëndrimi në kampin “Konik 2” në Podgoricë.

Kampi “Konik 2” i cili është ndërtuar në vitin 2000, si zgjedhje e përkohshme për të akomoduar rreth 60 familjet e romëve dhe egjiptianeve të cilët u larguan nga Kosova në vitin 1999, do të mbyllet, kanë bërë të ditur nga Drejtoria për Refugjatë dhe UNHCR-ja.

Katër familjet e lartpërmendura ishin të fundit në këtë kamp.

Drejtoria për kujdes të refugjatëve dhe UNHCR-ja, me mbështetjen e OSBE-së , Këshillit Danez për Refugjatë, Kryqit të Kuq dhe Delegacionit të BE-së për Malin e Zi në bashkëpunim me autoritetet në Kosovë kanë punuar në një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme, për banorët e këtyre kampeve.

Deri më tani përmes këtij programi rreth 3000 persona janë kthyer vullnetarisht në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat