Parashikimi i motit për fundjavë

Kosova

Parashikimi i motit për fundjavë

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 18:58
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për temperaturat që do të mbajnë mbi vendin tonë gjatë fundjavës.

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat  minimale  do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë Celsius”, thuhet në komunikatën e IHK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat