Ditëve të para të javës mot me shi, temperaturat në rritje - Bota Sot
Ditëve të para të javës mot me shi, temperaturat në rritje

Kosova

E premte, 19 tetor 2018

Ditëve të para të javës mot me shi, temperaturat në rritje

Më: 25 mars 2018 Në ora: 12:17
Ilustrim

25.03.2018 - Ditëve të para të javës një vorbull ciklonike nga Mesdheu do të kaloj mbi rajonin tonë, duke kushtëzuar mot kryesisht të vranët dhe me shi. Ndërkohë, rryma të ngrohta ajrore nga Afrika veriore gradualisht do të sjellin rritje të temperaturave, sidomos në pjesën e dytë të javës.
Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, e në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat gjatë natës do të pushojnë.
26.03 - Mot kryesisht i vranët. Gjatë ditës dhe në mbrëmje me reshje të dobëta shiu.
27.03 - Mot me shi në mëngjes, e në vise malore mbi 1000m edhe me borë. Gjatë ditës kryesisht vranët, e në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
28.03-29.03 - Mot me vransira dhe intervale me diell. Të mërkurën në mëngjes, në vise të ulëta mundësi për mjegull, e pasdite vende-vende nuk përjashtohet mundësia për riga lokale shiu. Temperaturat në rritje.
30.03 - Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 9C, do të rriten deri në 16C, ditën e premte.
Do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 2-5m/s.
Shtypja atmosferike, pas kalimit të vorbullës ciklonike, do të rritet rreth vlerave normale.

Në ditët e para të javës, bazuar nga shënimet sinoptike, nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, kështuqë vlerat ditore të AQI, mund të mbeten të larta, dhe do të luhaten kryesisht në mes vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test