Haradinaj: Jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane

Kosova

Haradinaj: Jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane

Më: 7 prill 2018 Në ora: 21:30
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit të sotëm në qytetin gjerman Muenster, ku kanë mbetur të vdekur së paku tre persona e dhjetëra të tjerë janë lënduar.

“Jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane në këto çaste të vështira”, ka theksuar Haradinaj.

“I prekur nga sulmi i tmerrshëm në Munster të Gjermanisë. Jemi pranë popullit dhe Qeverisë gjermane në këto çaste të vështira dhe ndajmë dhembjen me familjet e viktimave”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat