Digjet automjeti i pjesëtarit serb të FSK-së

Kosova

Digjet automjeti i pjesëtarit serb të FSK-së

Më: 28 maj 2018 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një automjet i markës Opel Corsa është djegur rreth orës dy të mëngjesit të së dielës në fshatin Zupç të Zubin Potokut, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Burime të Kp bëjnë të ditur se pronari i veturës së djegur është Jovan Jovanoviq i cili jeton në Zupç dhe është pjesëtar i FSK-së.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se incidenti është shkaktuar qëllimshëm dhe ndërlidhet me kërcënimin e disa politikanëve të Serbisë kundër integrimit të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

Ndryshe, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, para një muaji pati kërcënuar me burgim serbët që kanë ndër mend të bëhen pjesëtarë të FSK-së dhe të Ushtrisë së Kosovës, duke bërë thirrje serbëve në Kosovë se në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në, siç i quajti ai, formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në 10 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat