Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherit ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili po qëndron në samitin e kryeministrave në Dubrovnik, ka thënë se përmbyllja e dialogut me Serbinë duhet të jetë me njohjen e pavarësisë si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Në fjalën time gjatë panelit ku mora pjesë në forumin e Dubrovnikut, shpalosa vendosmërinë e Republikës së Kosovës pêr dialogun e normalizimit raporteve me Serbinë. Përmbyllja e këtij procesi që duhet të nënkuptojë njohjen e plotë të shtetit tonë dhe anëtarësimin në OKB hap perspektivën integruese dhe zhvillimore të gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor. Theksova se idetë e ndarjes janë shumë të rrezikshme dhe prodhojnë destabilitet të regjionit tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.