Marinë, varrezat e dëshmorëve mbushen me ujë

Kosova

Marinë, varrezat e dëshmorëve mbushen me ujë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 21:13
Marinë

Shumë të rinj e të reja humbën jetën në luftën e fundit duke e mbrojtur Kosovën. Por dy dekada më vonë po duket se kujdesi për varret e tyre në Marinë nuk është në nivelin e duhur. Të paktën jo deri më tani ani pse autoritetet zotohen për mirëmbajtjen e tyre dhe për kushte më të mira nga muajt tjerë.

Vëllai i dëshmores Luljeta Shala nuk është i kënaqur me kujdesin ndaj kompleksit memorial në Marinë.

Gjendja e këtyre varrezave sipas familjarit Esat Shala është e tillë që pesë vjet. Bile uji kishte shkaktuar telashe edhe gjatë rivarrimit në muajin qershor.

Por zyrtarë nga komuna e Skenderajt  që janë edhe pjesë e Këshillit Organizativ të rivarrimit thonë të kundërtën.

Megjithatë thonë se një gjendje e tillë është krijuar nga të reshurat e shpeshta të shiut.

Paralajmërojnë se javën e ardhshme do të bëhet inaugurimi zyrtar i këtij kompleksi ku do të akgazhihen kompani të mjaftueshme për mirëmbajtje sa më të mirë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat