Ministrat Lluka dhe Lekaj marrin pjesë në funeralin e Kofi Annanit - Bota Sot
Ministrat Lluka dhe Lekaj marrin pjesë në funeralin e Kofi Annanit

Kosova

E martë, 16 tetor 2018

Ministrat Lluka dhe Lekaj marrin pjesë në funeralin e Kofi Annanit

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 20:28
Funerali i Kofi Anan

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, si përfaqësues të deleguar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po marrin pjesë në funeralin e ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, i cili po mbahet në vendlindjen e tij në Gana të Afrikës.

Në funeralin e nobelistit për paqe, delegacioni Kosovar ka pasur mundësi të bisedojë me përfaqësues të lartë të vendeve të ndryshme të botës, duke i njoftuar ata më shumë rreth zhvillimeve në fusha të ndryshme në vend dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ministrat Lluka dhe Lekaj nderuan lartë personalitetin e Kofi Annan, i cili ishte i angazhuar për gjendjen në Kosovë që të njihet si shtet i pavarur, e po ashtu edhe si një njeri i paqes i cili kishte politika të qarta për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe ambientit në botë.

Zyrtarët e lartë ganezë vlerësuan lartë prezencën e shtetit të Kosovës në ceremoninë e nobelistit për paqe duke i përgëzuar për punë që po e bëjnë për forcimin e shtetit dhe njohjen ndërkombëtare të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test