Cilat ishin fjalët e fundit të Ahmet Krasniqit në vizitën e ushtarëve në Papaj? - Bota Sot
Cilat ishin fjalët e fundit të Ahmet Krasniqit në vizitën e ushtarëve në Papaj?

Kosova

E diel, 21 tetor 2018

Cilat ishin fjalët e fundit të Ahmet Krasniqit në vizitën e ushtarëve në Papaj?

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 19:31
Ahmet Krasniqi

Hisen Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonelit të ndjerë Ahmet Krasniqi ka rrëfyer se ai në vizitën e fundit në Papaj u kishte thënë se do të zhvendosej me ministri në Tiranë dhe do ta vendoste këtë ministri në pjesën e parë që kjo ushtri do ta çlironte në Kosovë.

Mirëpo nuk kishte shkuar shumë dhe Krasniqi ishte vrarë në Tiranë, për t’u rivarrosur me nderime në Kosovë 20 vjet më pas.

“Fryma e fjalëve që tha në eveniment të veçantë që ishte 28 Nëntori  i atij viti tregon brumin e tij shpirtëror dhe karakterin e tij, do të thotë një burrë nga Zhilivoda që lidhej në vlerat e Lekë Dukagjinit, e që janë personifikim i identitetit tonë. Këtë frymë ky e ruajti deri në fund”, tha Berisha ne Info Magazie.

“Kjo frymë u dëshmua edhe në ceremoninë e rivarrimit të tij”.

“Vrasja e tij në atë periudhë kohore kritike ishte një humbje që mund të konsiderohej edhe e pakompensueshme, sepse ky i kishte vënë vetës një mision të unifikimit të faktorit ushtarak dhe reshtimit të tij politik”.

“Atëbotë funskiononte drejtoria politike e vijës mobilizuese të UÇK-së, krahu i lëvizjes që quhej, dhe vija e mobilizimit e vijës institucionale që shtrihej në hierarki deri te presidenti dhe që e përfaqësonte ministri i mbrojtjes”.

“Përpjekja e tij e reshtur në biseda me oficerë, në bindje të të gjithëve, në bisedat edhe me anëtarë të shtabit të përgjithshëm, pa hyrë në emra të përveçëm, ishte pikërisht në unifikimin e këtij faktori”.

Berisha e citoi Krasniqin në deklaratën e tij të fundit krahas asaj të bashkimit që ua kishte dhënë kur kishte shkuar t’i  inspektonte në Papaj para se të vritej në mbrëmjen e nesërme:

“Në momentin që do të mbërrijmë në Tiranë do ta mbledh shtabin, do të mbajmë mbledhje dhe do të zhvendosem me ministri në Kukës. Dhe pëllëmbën e parë që do ta çlironi ju forcat e Ushtrisë Çlirimtare, unë do të futem me ministrinë brenda”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test