Zbehet aksioni për pastrimin e Kosovës

Kosova

Zbehet aksioni për pastrimin e Kosovës

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 20:21
Pamje nga video

Dy javë kanë kaluar prej kur furishëm filloi fushata e madhe për pastrimin e Kosovës. ?Aksioni ‘Ta Pastrojmë’ Kosovën, i cili organizohet në kuadër të Task Forcës për Mbrojtjen e Ambientit, duket se është zbehur paksa.

Për këtë projekt tre mujor janë ndarë nga buxheti rreth 700 mijë euro.

Të mërkurën aktivistë të organizatës Let’s Do It Kosova vazhduan aktivitetin e pastrimit. Kësaj here zgjodhën rrugët në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Luan Hasanaj, nga kjo organizatë mohon rënien e intensitetit të punëve në kuadër të fushatës që do të zgjasë tre muaj. 

Deri më tani, në kuadër të aksionit në tërë territorin, janë mbledhur 15 tonë mbeturina. Synimi i organizatës është largimi i mbi një mijë deponive ilegale.

Të mërkurën në mesditë, aksionit iu bashkua edhe Egzona Hajrullahu, studente nga Lugina e Preshevës. 

Ajo thotë se ka udhëtuar nga Presheva që mos t’i ndahet qëllimit që ka organizata. 

Punëtorë të ETC-së ishin bashkëpunëtorë të këtij aktiviteti. Ata pos bashkëngjitjes në pastrim, kanë marrë vendim që mos të shpërndajnë më broshura nëpër qytetet ku funksionojnë qendrat e tyre, dhe të garantohet kujdes më i madh ndaj ambientit. 

Në kuadër të Task Forcës, funksionojnë disa ministri dhe organizata. Ministria e Ambientit, po ashtu ndan qëndrimin e njëjtë se nuk ka ngecje në zbatimin e projektit. 

Besmir Kokollari, nga kjo ministri thotë se bashkëpunimi me institucionet tjera është i kënaqshëm, dhe i gjithë zbatimi po monitorohet nga afër prej kësaj ministrie.

Aksioni ‘Ta pastrojmë Kosovën do të përfundojë në dhjetor të këtij viti. 

Task Forca për Mbrojtjen e Ambientit është financuar nga qeveria e Kosovës dhe mbështetet nga disa ministri që lidhen në një mënyrë a tjetrën me vetëdijesimin për ruajtjen e mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat