Fatmir Matoshi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, do të vizitojnë komunën e Gjilanit dhe atë të Kamenicës.
Gjatë kësaj vizite ata do të takohen me kryetarin e Gjilanit, atë të Kamenicës si dhe do të vizitojnë vendet ku po realizohen disa projekte në këto dy qytete.
Vizita fillon në ora 09:00, me takimin në KRU “Hidromorava” në Gjilan, pason takimi me kryetarin e komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, pastaj vizita në digën e Përlepnicës ku do të mbahet edhe konferenca për media.
Ministrat nesër do të vizitojnë edhe Kamenicën, ku së bashku edhe me kryetarin e komunës z. Qendron Kastrati do të mbikëqyrin punimet në realizimin e 3 projekteve: “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit në Kamenicë”, “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë” si dhe “Ndërtimi i ujësjellësit, trotuarit dhe ndriçimit publik në Kamenicë”.