Mashtrime me peshën e bukës, ministri Shala ndërmerr masa

Kosova

Mashtrime me peshën e bukës, ministri Shala ndërmerr masa

Nga: D.RR Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 19:40
Ilustrim

Ministri i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala ka urdhëruar Agjencionin e Metrologjisë si dhe Inspektoratin e Tregut që të dalin në terren dhe të mbikëqyrin peshën e bukës në qytetin e Prizrenit, pasi dyshohet se ka mashtrime me peshën e bukës.

Shala shkruan në Facebook se çdo kush që tenton të mashtrojë konsumatorin, do të përballet me ligjin, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Në vazhdën e aktivitetit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në mbrojtje të konsumatorit unë sot kam urdhëruar Agjencionin e Metrologjisë si dhe Inspektoratin e Tregut që të dalin në terren dhe të mbikëqyrin peshën e bukës në qytetin e Prizrenit. Ne do të vazhdojmë që të jemi në krye të detyrës në secilin rast që raportohet në MTI. Do të mbikëqyrim secilën peshë dhe kontrollojmë secilin produkt aty ku ligji na e mundëson dhe secila shoqëri tregtare që abuzon me ligjin apo tenton që ta mashtrojë konsumatorin do të ndëshkohet sipas ligjit në fuqi. E.Sh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat