Kryeministri thotë se priten vendime të tjera për parandalimin e ndotjes së ajrit

Kosova

Kryeministri thotë se priten vendime të tjera për parandalimin e ndotjes së ajrit

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 15:10
Ajri i ndotur

Ajri i ndotur po vazhdon të jetë problem për qytetarët e Prishtinës.

Për këtë në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Qeveria ka ndaluar përdorimin e thëngjillit si masë paraprake për ndotjen e ajrit, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka bërë të ditur se priten edhe vendime të tjera nga kabineti i tij, duke shtuar se nuk janë të njoftuar për masa urgjente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat