Nga konventa e përpunuesve të drurit bëhet thirrje për fuqizim të prodhuesve vendor

Kosova

Nga konventa e përpunuesve të drurit bëhet thirrje për fuqizim të prodhuesve vendor

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 14:13
Foto

Shoqata e përpunuesve të drurit të Kosovës së bashku me USAID-in sot kanë bërë hapjen e Konventës së tretë vjetore të Përpunuesve të Drurit në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj , ka thënë se prodhime të tilla, mund ta ndihmojnë shumë Kosovën. Këto kompani sipas tij, duhet ta synojnë tregun e botës, e jo vetëm atë të Kosovës

Haradinaj: Në Kosovë ka parametra që prodhuesit vendor të prodhojnë

“Në Kosovë janë krijuar parametra që prodhuesit vendorë të keni mundësi të prodhojnë, me përpunuar, me gjet produkte, me të cilat mund të garojnë jo vetëm në tregun  e vendit tonë, por edhe jashtë. Një element tjetër, është taksa  për produktet e dy vendeve, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Kjo e vërteton se kjo taksë e marrë prej Kosovës, e vendosur është jo vetëm e drejtë, është e duhur, por kjo e ka edhe një efekt, është Kosova e para”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai ka kërkuar nga të gjithë prodhuesit që të investojnë në vende të punës, në mënyrë që Kosova të jetë e konkurrueshme edhe në botë.

Ndërsa,  drejtoresha e misionit të USAID-it,  në Kosovë Lisa Magno, u shpreh se sektori i përpunuesve të drurit në Kosovë është ndër më të zhvilluarit.

Sipas saj ka potencial që të rritet edhe më tutje.

Magno: Potenciali ekziston në Kosovë, varet se sa punojnë tash prodhuesit

“ Verën e kaluar kam pasur rastin t’i vizitojë kompaninë BINI, dhe me të vërtetë  më befasoi  për të mirë kjo linjë e prodhimit, është diçka që nuk e kam parë as në vendin tim nga vij. Këto janë vetëm disa shembuj, dhe ajo çfarë dua të nënvizoj është partneriteti. Sepse unë e di që shumë fjalë të mira u thanë për USAID-in dhe kjo ka të bëjë  me Kosovën, kjo është themeli i partneritetit tonë. Ne jemi këtu që të japim një shtytje të vogël, një mbështetje, mirëpo potenciali ekziston këtu”, ka shtuar Magno.

Hekuran Kryeziu,  përfaqësues i “Wood Product”, u shpreh se kjo është një mundësi shumë e mirë për të prezantuar punën dhe produktet.

Kryeziu: Është një mundësi e mirë për të prezantuar produktet tona

:“ Ne prodhojmë mobile të  ndryshme. Ngjarje sot është konventa e industrisë  së drurit. Ne jemi shumë të kënaqur, është një mundësi e jona, për t’i prezantuar produktet tona”, ka thënë Kryeziu

Visar Rexhepaj nga Green House, i cili po merr pjesë në këtë ngjarje për të tretën herë, tha për Kosova Press se falë këtyre promovimeve çdo herë e më shumë kanë klienta.

Rexhepaj: Në këtë mënyrë kemi më shumë oferta dhe klientë

“ Prej përvojës dy vjeçare është hera e tretë që po vijmë këtu, kontaktet tona me kompanitë tjera, me njerëz që interesohen, ka kureshtje, ka njerëz që interesohen me dit se çfarë po ndodh, çfarë po bëhet, edhe kemi pasur klienta kemi pasur oferta, kemi pasur edhe shitje, që na kanë ndihmuar”, ka thënë Rexhepaj.

Konventa e  Përpunuesve të Drurit, ka për qëllim kompanitë të tilla të kenë mundësi të prezantojnë produktet dhe prodhimet e tyre./Sh.Pajaziti/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat