Qytetarët në Malishevë dorëzojnë peticion kundër gurthyesve

Kosova

Qytetarët në Malishevë dorëzojnë peticion kundër gurthyesve

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 12:05
Qytetarët në Malishevë

Kuvendi Komunal i Malishevës në mbledhjen e 5 dhjetorit ka diskutuar për peticionin e banorëve të fshatrave Astrazup dhe Kërvasari kundër ndotjes nga gurëthyesit dhe rrezikut që këto biznese po shkaktojnë për shëndetin e qytetarëve.

Alban Krasniqi nga Vetëvendosje ka thënë se pas shumë diskutimeve mezi u arrit të miratohet një rekomandim drejtuar nivelit qendror që të trajtojnë rregullativën dhe procedurat se si kaq lehtësisht lejohet degradimi mjedisor dhe injorohet siguria dhe shëndeti i qytetarëve.

“Shqetësues dhe zhgënjyes është hezitimi i një numri të madh të asamblistëve që u dalin në mbështetje kërkesave të drejta të qytetarëve, duke mos pasur guximin të marrin vendime konkrete që ndalojnë pazaret me pelqimet dhe lejet e gurthyesve. Sot, u pa që përfaqësimi politik ndonëse me vota qytetare është në duart e biznesevedhe interesave të ngushta partiake, derisa interesat e qytetarëve mbesin të papërfaqësuara.Rezistenca dhe presioni i banorëve të Kërvasarisë, Astrazupitduhet të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ne do jemi përkrahtyre deri në fund”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij social, facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat