Saranda Rama fituese e çmimit “Antikorrupsion 2018”

Kosova

Saranda Rama fituese e çmimit “Antikorrupsion 2018”

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 18:48
Saranda Rama fituese e çmimit “Antikorrupsion 2018”

Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimit të gazetarisë “Antikorrupsion 2018”, i ndarë nga UNDP dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Gazetarja që ka fituar çmimin “Antikorrupsion 2018”, është Saranda Ramaj nga “Koha Ditore”, me storjen “Depoja e keqpërdorimeve farmaceutike”.

Ajo tha me këtë rast se është një ndiejnë e veçantë marrja e këtij çmimi dhe shtoi se trajtimi i kësaj teme, ka bërë që të zbardhet një keqpërdorim i tillë, ndërsa trajtimin e kësaj teme ajo e cilësoi si gazetari origjinale.

Ulirka Richardson, përfaqësuese e UNDP-së në Kosovë, tha se është e rëndësishme për gjithë komunitetin në Kosovë që të ketë sa më shumë gazetari hulumtuese, në mënyrë, siç thotë ajo të ketë një pasqyrim real të gjendjes në Kosovë.

Ndërsa në lidhje me storjet, ajo tha se të gjitha kanë dhënë mesazhin e duhur.

Në garë për këtë çmim ishin edhe Besnik Buletini, me storjen “Dera e punësimeve” dhe Jeton Sopa, me storjen “Ryshfeti në Komunë të Prishtinës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat