Arrestohet i dyshuari për 10 raste të vjedhjeve

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për 10 raste të vjedhjeve

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:06
Foto ilustruese

Njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhur në qytetin e Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, ku kryesisht janë vjedhur bateri (akumulatorë) nga veturat, njofton Policia e Kosovës.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar këtë javë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar:

"F. Z. mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i dyshuar për dhjetë vjedhje të raportuara deri tash në stacionin e Lipjanit)", thuhet në njoftim. 

Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat