​Digjet një shtëpi në Bellopojë të Pejës

Kronikë e zezë

​Digjet një shtëpi në Bellopojë të Pejës

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 00:16 në rrugën “Dimitrije Tucovic” në fshatin Bellopojë të Komunës së Pejës është djegur një shtëpi në rrethana ende të pa njohura.

Sipas Policisë, në vendngjarje nuk ka pasur persona të lënduar por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin kurse Ekipet Policore të Hetimeve dhe Krim-teknikës kanë dalë në vendngjarje ku janë duke e hetuar rastin. Eksperti për Zjarre pritet të jap vlerësimin profesional për shkaqet e mundshme të zjarrit ndërsa vlera e dëmit mbetet për t’u përcaktuar gjatë menaxhimit të vendngjarjes. Viktima L. H. si dhe dy deshmitarë janë intervistuar dhe është informuar Prokurori Kujdestar ku në konsultim me Prokuror, është hapur rasti Zjarrvënie i cili është duke u hetuar me prioritet”, thuhet në komunikatëën e policisë në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat