Policia jep detaje, katër persona mbetën të lënduar në aksidentin në Vragoli

Kronikë e zezë

Policia jep detaje, katër persona mbetën të lënduar në aksidentin në Vragoli

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 20:33
Pamje nga aksidenti

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Vragoli.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në fshatin Vragoli në një aksident ku u përfshinë dy vetura kanë mbetur të lënduar katër persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur për lajmi.net, se të lënduarit janë dërguar në emergjencë dhe se rruga është liruar shumë shpejt për qarkullim.

“Edhe në rrugën Pejë-Fushe Kosovë, në Vragoli është raportuar për një aksidente trafiku ndërmjet dy automjeteve. Katër persona të lënduar janë dërguar në emergjencë, përderisa pas procedurave rruga shpejt është liruar për qarkullim”, ka thënë Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat