Arrestohet hajni për disa vjedhje të rënda në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohet hajni për disa vjedhje të rënda në Pejë

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 15:52
Foto Ilustrim

E.H. i lindur me 2000, në Pejë pasi është intervistuar ngha hetuesit policor, me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

I njëjti është i dyshuar për disa raste të veprave penale “ Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Vjedhje’ të cilat janë kryer në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Pejë.

Veprat penale janë kryer në disa lokacione si në: Shkolla në qytet dhe fshatra, në spitalin rajonal në Pejë, qendra tregtare, markete etj.

Hetuesit pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat