Shtien me armë në aheng, kanosin policin dhe në fund lirohen

Kronikë e zezë

Shtien me armë në aheng, kanosin policin dhe në fund lirohen

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Vushtrri, pasi në një aheng familjar kanë shtënë me armë.

Por pas procedurave të kryera, ata janë liruar me procedurë të rregullt.

Sipas raportit policor 24-orësh, gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra CZ dhe tjetra Ekol Special , 40 fishekë te armës AK/47 dhe disa gëzhoja.

“Po ashtu njeri nga të dyshuarit ka kanos një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport policor të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat