​Rrahje në Deçan, plagosen 4 persona

Kronikë e zezë

​Rrahje në Deçan, plagosen 4 persona

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

5 persona janë përfshirë një përleshje në Deçan, me ç’rast katër prej tyre janë plagosur meqë aty u përdorur edhe thikat.

Jo zyrtarisht mësohet se në përleshje është përfshirë edhe një 16 vjeçar dhe një 19 vjeçar.

Dy persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe dy të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar për KosovaPress se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orë 12:00.

Gashi: Plagosen 4 persona

“Rreth orës 12:10 policia e stacionit policor në Deçan është njoftuar për disa persona të plagosur nga qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan. Menjëherë i janë përgjigjur rastin. Kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në mes gjykatës themelore në Deçan dhe kuvendit komuna. Përleshja ka ndodhur mes 5 personave. Dyshohet se janë përdorur mjetet e ftohta, thika. Me ç’rast 4 persona kanë pësuar lëndime. 2 prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Ndërsa dy janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë”, tregoi Gashi.

Policia ka arritur t’iu arrestoj dy persona të cilët janë duke u intervistuar. Kështu bëri të ditur për KosovaPress Gashi.

Gashi: Janë arrestuar dy persona

“Janë arrestuar dy persona dhe janë duke u intervistuar nga policia”, tregon Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat