Aksident me fatalitet në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

Kronikë

Aksident me fatalitet në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 13:37 Përditësuar në ora: 14:30 më 08.08.2026
Ilustrim

Një i vdekur dhe një i lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prishtinë, ku si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën Shkupi në Prishtinë ka ndodhur një a aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Ai bëri të ditur se njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Policia ka konfirmuar e një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Plana, tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësitet e Trafikut të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat