Dy të arrestuar për dhunë në familje në natën e vitit të ri

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për dhunë në familje në natën e vitit të ri

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Dy jan arrestuar për dhunë në familje e tyre në natën e vitit të ri, thotë policia.

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 11:55.Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Prishtinë është raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare dy të dyshuarit meshkuj, janë rrahur mes veti.

Rasti ka ndodhur në orën 00:00. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

E në Prizren është arrestuar një person, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka kanosur babain e tij mashkull . Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat