Nën kërcënimin e armës një personi në Pejë ia vjedhin një shumë të majme të parave

Kronikë e zezë

Nën kërcënimin e armës një personi në Pejë ia vjedhin një shumë të majme të parave

Më: 27 janar 2021 Në ora: 07:28
Foto ilustruese

Mbrëmë rreth orës 22:20, një person në Pejë ka qenë viktimë e hajnave.

Burime brenda policisë në Pejë kanë bërë të ditur se një person, shtetas i Turqisë është ankuar se dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur një mijë euro.

Po ashtu bëhet e ditur se hajnat i grabitur edhe një telefon mobil.

Në lidhje me këtë rast, burime ka thënë se ende nuk ka ndonjë të dyshuar dhe se kanë filluar hetimet në lidhje me këtë grabitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat